A e panë drejtuesit e VLEN-it? Edhe Ambasada e SHBA-së komunikoi në gjuhën shqipe

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2026 09:23

A e panë drejtuesit e VLEN-it? Edhe Ambasada e SHBA-së komunikoi në gjuhën shqipe

Në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, dhe 250-vjetorit të shtetit amerikan, në ekranin zyrtar të ceremonisë mesazhet u shfaqën në gjuhën shqipe krahas gjuhës maqedonase.

Në aktivitet mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i cili përmes një postimi vlerësoi rolin e SHBA-së si aleat dhe partner strategjik.

“Sonte shënuam 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin kur populli amerikan kremton 250-vjetorin e lindjes së shtetit të tij. Për ne, Shtetet e Bashkuara mbeten më shumë se një aleat. Janë një mik i dëshmuar në kohët më vendimtare të historisë sonë dhe një partner me të cilin ndajmë bindjen se demokracia, liria dhe përgjegjësia janë vlera që duhen mbrojtur çdo ditë”, shkroi Mexhiti.

Prania e gjuhës shqipe në skenën zyrtare të organizuar nga Ambasada e SHBA-së është parë si një pasqyrim i realitetit multietnik të Maqedonisë së Veriut dhe i standardeve që ndjekin përfaqësitë diplomatike perëndimore në vend.

Një praktikë e ngjashme u vu re edhe në pritjen e organizuar nga Ambasada e Sllovenisë në Shkup me rastin e Ditës Kombëtare të Sllovenisë dhe Ditës së Forcave të Armatosura, ku krahas gjuhës maqedonase u përdor edhe gjuha shqipe në materialet zyrtare të aktivitetit.

Sipas vlerësimeve publike, kjo qasje nuk shihet si një detaj protokollar, por si reflektim i standardeve demokratike që promovojnë përfshirjen dhe respektimin e karakterit multietnik të shtetit.

Në të njëjtën linjë është edhe Parlamenti Evropian, i cili në raportet e tij për Maqedoninë e Veriut ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së karakterit multietnik të shtetit, zbatimit të plotë të Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe respektimit të të drejtave gjuhësore të komuniteteve.

Në këtë kontekst, përdorimi i gjuhës shqipe në aktivitetet e ambasadave perëndimore krijon kontrast me praktikën e disa institucioneve shtetërore në Maqedoninë e Veriut, të cilat në raste të caktuara kanë përdorur komunikim vetëm në gjuhën maqedonase gjatë manifestimeve publike.

Përdorimi i shqipes në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së rikthen në vëmendje faktin se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se përfaqësimi i saj në komunikimin publik konsiderohet pjesë e standardeve demokratike dhe e funksionimit institucional në një shtet multietnik. Gazeta Flaka

240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 2 Korrik, 2026 09:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?