Jasir Asani rikthehet në stërvitje me Esteghlal, sulmuesi i Kombëtares gati për rikthim në fushë
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka rifilluar sërish stërvitjet me klubin iranian Esteghlal, pas një periudhe të gjatë mungese nga fushat e blerta që prej muajit shkurt.
31-vjeçari është bashkuar sërish me ekipin e tij dhe ka ndarë emocionet e rikthimit përmes një mesazhi, ku shprehet i lumtur që është kthyer në Iran dhe që po stërvitet sërish me klubin.
“Pas një kohe të gjatë, jam rikthyer në Iran. I lumtur që po stërvitem me Esteghlal sërish. Është një ndjenjë e veçantë të rikthehem në një vend të mbushur me kujtime të mrekullueshme”, ka shkruar Asani.
Ndërkohë, sulmuesi ka bërë të ditur se për shërbimet e tij ka interes edhe nga klube në Spanjë, ndërsa me Esteghlal ka edhe një vit të mbetur kontratë. Kjo e bën të ardhmen e tij ende të hapur gjatë merkatos.
Asani ka kaluar një nga periudhat më të vështira në karrierë, pasi nuk ishte për shkak dëmtimi, por për rrethana të lidhura me situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme që e mbajtën jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Megjithatë, rikthimi i tij është pritur pozitivisht edhe nga tifozët, të cilët kanë treguar mbështetje të madhe në rrjetet sociale me mijëra komente në postimin e tij.
Flaka
















