Djersitja gjatë natës: Këto janë disa nga shkaqet e mundshme
Djersitja gjatë natës është e zakonshme dhe, nëse dhoma është shumë e ngrohtë ose jeni të mbuluar më shumë seç duhet, zakonisht nuk përbën shqetësim.
Megjithatë, nëse djersitja është e shpeshtë dhe ndodh edhe në një ambient të freskët, ajo mund të lidhet me faktorë të ndryshëm shëndetësorë.
Ndër shkaqet e mundshme janë menopauza, hiperhidroza, infeksionet, disa çrregullime hormonale, nivelet e ulëta të sheqerit në gjak dhe përdorimi i disa medikamenteve. Në raste më të rralla, djersitja e theksuar gjatë natës mund të shoqërohet edhe me sëmundje të caktuara, përfshirë disa lloje kanceri.
Disa medikamente, përfshirë disa antidepresivë dhe barna të tjera, mund të shkaktojnë djersitje si efekt anësor.
Nëse djersitja gjatë natës është e vazhdueshme, shumë e theksuar ose shoqërohet me simptoma të tjera si temperaturë, humbje të pashpjegueshme në peshë, kollë apo lodhje, rekomandohet konsultimi me mjekun për të përcaktuar shkakun.
Flaka












