BDI kryeson ndaj VLEN-it në sondazhin e ri

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2026 10:29

BDI kryeson ndaj VLEN-it në sondazhin e ri

Sipas një sondazhi të realizuar nga agjencia Market Vision, me porosi të portalit MKD.mk, VMRO-DPMNE gëzon mbështetjen më të madhe të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ndërsa në kampin politik shqiptar BDI renditet përpara koalicionit VLEN, përcjell Gazeta Flaka

Në pyetjen “Për cilën parti politike do të votoni në zgjedhjet e ardhshme?”, rezultatet bazohen vetëm te të anketuarit që kanë deklaruar një preferencë partiake (n=497).

Rezultatet janë si vijon:

  • VMRO-DPMNE – 49,7%
  • LSDM – 14,9%
  • BDI – 12,1%
  • VLEN – 10,7%
  • Levica – 7,0%
  • ZNAM – 3,6%
  • Tjetër – 2,0%

Në bllokun politik shqiptar, diferenca mes dy subjekteve kryesore është 1,4 pikë përqindjeje, me BDI-në në avantazh ndaj VLEN-it.

Ndërkohë, në pyetjen “Te cili lider i partive politike keni besimin më të madh?”, kryeministri Hristijan Mickoski kryeson me 23,3%, ndërsa pas tij renditen:

  • Ali Ahmeti – 5,5%
  • Venko Filipçe – 5,1%
  • Izet Mexhiti – 4,1%
  • Dimitar Apasiev – 4,0%
  • Bilall Kasami – 2,5%
  • Maksim Dimitrievski – 2,5%
  • Arben Taravari – 1,0%
  • Bekim Sali – 0,4%
  • Tjetër – 1,2%

Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e qytetarëve nuk shprehin besim ndaj asnjë lideri politik: 42,2% janë përgjigjur me “Asnjë”, 4,8% nuk kanë dashur të përgjigjen, ndërsa 3,4% janë deklaruar se nuk e dinë.

Metodologjia

Sondazhi është realizuar nga agjencia Market Vision për MKD.mk në periudhën 10–27 qershor, në një mostër prej 1.200 të anketuarish, përfaqësuese sipas gjinisë, moshës, përkatësisë etnike, rajonit dhe llojit të vendbanimit, në përputhje me të dhënat e regjistrimit të popullsisë rezidente të vitit 2021.

Hulumtimi është zhvilluar me metodën CATI (Computer Assisted Telephone Interview), pra përmes intervistave telefonike, me 95% nivel besueshmërie dhe marzh gabimi ±3%. Gazeta Flaka

240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2026 10:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?