Sondazhi: Mickoski i pari, Ahmeti i dyti për besimin e qytetarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2026 10:44

Sondazhi: Mickoski i pari, Ahmeti i dyti për besimin e qytetarëve

 Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, vazhdon të jetë lideri shqiptar që gëzon besimin më të madh të qytetarëve, sipas sondazhit të realizuar nga agjencia Market Vision me porosi të portalit MKD.mk.

Në pyetjen “Te cili lider i partive politike keni besimin më të madh?”, Ahmeti është renditur në vendin e dytë në nivel të përgjithshëm me 5,5%, duke qenë njëkohësisht lideri shqiptar më i vlerësuar në këtë sondazh.

Pas tij, nga liderët shqiptarë renditen:

  • Izet Mexhiti4,1%
  • Bilall Kasami2,5%
  • Arben Taravari1,0%
  • Bekim Sali0,4%

Në nivel të përgjithshëm, listën e kryeson kryeministri Hristijan Mickoski me 23,3%, ndërsa pas Ahmetit renditen Venko Filipçe me 5,1% dhe Dimitar Apasiev me 4,0%.

Sondazhi tregon gjithashtu një nivel të lartë mosbesimi ndaj klasës politike. Plot 42,2% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk kanë besim te asnjë lider politik, 4,8% nuk kanë dashur të përgjigjen, ndërsa 3,4% janë deklaruar se nuk e dinë.

Hulumtimi është realizuar nga 10 deri më 27 qershor në një mostër prej 1.200 të anketuarish, përfaqësuese sipas gjinisë, moshës, përkatësisë etnike, rajonit dhe llojit të vendbanimit, në përputhje me regjistrimin e popullsisë rezidente të vitit 2021.

Anketa është zhvilluar me metodën CATI (Computer Assisted Telephone Interview), me 95% nivel besueshmërie dhe marzh gabimi ±3%. Gazeta Flaka

240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Korrik, 2026 10:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?