Moti sot: Diell, temperatura deri në 36°C, pasdite mundësi për shi dhe bubullima
Vendin edhe sot do ta karakterizojë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa gjatë orëve të pasdites në disa rajone priten kushte për mot të paqëndrueshëm me reshje lokale shiu dhe bubullima.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 19 gradë Celsius. Temperaturat maksimale do të jenë në rritje dhe do të arrijnë nga 28 deri në 36 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e pasdites, në disa pjesë të luginës, parashihen reshje të përkohshme shiu të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi perëndimor, ndërsa temperatura minimale do të jetë rreth 15 gradë, kurse ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë Celsius.
DPHM njofton se edhe në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit të ngrohtë dhe kryesisht të qëndrueshëm, me temperatura ditore në rritje, ndërsa destabilizime lokale priten vetëm në orët e pasdites në disa zona.
Flaka
















