VLEN: BDI e përdori autostradën Shkup–Bllacë për vota, Osmani: S’keni vendosur asnjë gur në këtë projekt

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Korrik, 2026 12:15

VLEN: BDI e përdori autostradën Shkup–Bllacë për vota, Osmani: S’keni vendosur asnjë gur në këtë projekt

 Pas akuzave të zëvendësministres Kaltrina Zekolli Shaqiri, Bujar Osmani thotë se VLEN po përvetëson një projekt të financuar, planifikuar dhe tenderuar nga BDI.

Gazeta Flaka

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, akuzoi sot BDI-në se për vite me radhë e ka përdorur projektin e autostradës Shkup–Bllacë për përfitime politike, duke theksuar se nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e pjesës së dytë dëshmon se “projektet nuk realizohen me propagandë, por me punë”.

“E premtuan në vitin 2008, e përsëritën në vitin 2011, 2014, 2017, 2020 dhe sërish në vitin 2023. Pas gjithë këtyre premtimeve, qytetarët panë vetëm rreth 2 kilometra rrugë. Për VLEN-in patriotizmi matet me punë. Pas shumë vitesh pritje, rruga Shkup–Bllacë më në fund kalon nga premtimi në realizim”, deklaroi Zekolli Shaqiri.

Ndaj këtyre pretendimeve reagoi ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili hodhi poshtë çdo pretendim se VLEN ka rol në realizimin e këtij projekti.

“E shoh se VLEN paska organizuar sot konferencë për shtyp për autostradën Shkup–Bllacë. Me përgjegjësinë më të madhe e them: VLEN nuk ka asnjë kontribut, as më të voglin, në kontratën e nënshkruar për këtë autostradë”, deklaroi Osmani.

Sipas tij, të gjitha fazat kyçe të projektit janë realizuar gjatë qeverisjes së BDI-së.

“Financimi i projektit, hartimi i dokumentacionit, sigurimi i mjeteve financiare, shpronësimet, procedurat administrative dhe shpallja e tenderit janë realizuar të gjitha gjatë qeverisjes së Bashkimit Demokratik për Integrim”, theksoi ai.

Osmani akuzoi më tej VLEN-in se gjatë dy viteve të fundit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për avancimin e projektit.

“Gjatë këtyre dy viteve, VLEN nuk ka bërë asnjë hap për ta çuar projektin përpara. Përkundrazi, e vetmja gjë që kanë tentuar ka qenë ta bllokojnë dhe ta devijojnë trasenë. Fakti që ne realizuam segmentin e parë prej 2 kilometrash ua pamundësoi ta kthenin projektin nga autostradë në rrugë magjistrale”, u shpreh ai.

Në fund, Osmani theksoi se meritat për autostradën nuk mund t’i atribuohen qeverisë aktuale.

“Prandaj, për këtë projekt nuk mund të marrin merita ata që nuk kanë vendosur asnjë gur të vetëm”, përfundoi Osmani.

242
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Korrik, 2026 12:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
242
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?