Federata Egjiptiane e Futbollit ka ndërmarrë një hap zyrtar pas eliminimit dramatik nga Argjentina në Kupën e Botës, duke paraqitur një ankesë zyrtare dhe duke kërkuar hetim mbi vendimet e arbitrimit gjatë ndeshjes.
Sipas raportimeve të Win Win All Sports, presidenti i Federatës Egjiptiane, Hany Abo Rida, ka kërkuar që arbitri francez François Letexier dhe ekipi i tij i arbitrave të përjashtohen nga pjesa e mbetur e turneut, duke i konsideruar vendimet e tyre si gabime të rënda që ndikuan në rezultatin e takimit.
Federata egjiptiane pretendon se disa vendime kyçe të arbitrimit dëmtuan skuadrën kombëtare dhe kërkon që organet përgjegjëse të zhvillojnë një hetim të plotë mbi mënyrën se si u drejtua ndeshja.
Deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar nga FIFA apo nga arbitri François Letexier lidhur me kërkesën e paraqitur nga pala egjiptiane. Mbetet të shihet nëse autoritetet e futbollit do të marrin masa ose do të hapin një procedurë shqyrtimi për incidentet e kontestuara.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
8 Korrik, 2026 14:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.