Skender Rexhepi-Zejd ironizon ndalimin e zyrtarëve të VLEN-it në kufirin me Shqipërinë

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2026 22:13

Skender Rexhepi-Zejd ironizon ndalimin e zyrtarëve të VLEN-it në kufirin me Shqipërinë

Deputeti dhe lideri i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd, ka reaguar me ironi pas raportimeve për ndalimin e hyrjes në Shqipëri të disa zyrtarëve të koalicionit VLEN.

Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Rexhepi-Zejd ka përcjellë një mesazh me nënkuptime politike, duke shkruar:

“Shqipëria jonë e bukur është shumë afër… …veç jo për secilin.”

Reagimi i tij vjen në kohën kur deputetët e VLEN-it Bekim Qoku dhe Adnan Azizi, si dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, janë përballur me ndalim hyrjeje në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë bërë publik një sqarim zyrtar për arsyet e ndalimit të tyre, ndërsa në opinion kanë qarkulluar pretendime se ndaj disa funksionarëve të VLEN-it mund të jenë vendosur masa që ua ndalojnë hyrjen në Shqipëri.

Postimi i Rexhepi-Zejdit shihet si një koment politik dhe ironik ndaj këtyre zhvillimeve, ndërsa deri tani nuk ka pasur reagim nga VLEN lidhur me deklaratën e tij. Gazeta Flaka

251
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Korrik, 2026 22:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
251
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?