FIFA refuzon ankesën e Francës, Olise mbetet nën rrezikun e pezullimit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2026 12:24

FIFA refuzon ankesën e Francës, Olise mbetet nën rrezikun e pezullimit

FIFA ka refuzuar ankesën e Federatës Franceze të Futbollit për kartonin e verdhë të Michael Olise, duke lënë në fuqi ndëshkimin e marrë nga mesfushori në ndeshjen çerekfinale.

Lajmin e konfirmoi trajneri i Francës, Didier Deschamps, i cili bëri të ditur se përgjigjja nga FIFA ka mbërritur gjatë 24 orëve të fundit dhe se kërkesa për anulimin e kartonit nuk është pranuar.

“Morëm përgjigjen nga FIFA. Kartoni i verdhë i Michael Olise mbetet në fuqi. Fatkeqësisht, ankesa jonë nuk u pranua”, deklaroi Deschamps.

Kjo do të thotë se Olise mbetet nën rrezikun e pezullimit. Nëse Franca siguron kualifikimin në gjysmëfinale dhe futbollisti ndëshkohet me një tjetër karton të verdhë në përballjen ndaj Marokut, ai do të humbasë ndeshjen e mundshme gjysmëfinale.

Vendimi i FIFA-s vjen në një moment delikat për “Gjelat”, të cilët synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt titullit botëror, ndërsa Deschamps do të duhet të menaxhojë me kujdes një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm në sfidën vendimtare ndaj Marokut.

Flaka

252
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2026 12:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
252
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?