Haaland zbulon një nga dobësitë e tij: “E urrej të jem në pozicion jashtë loje”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2026 18:50

Haaland zbulon një nga dobësitë e tij: “E urrej të jem në pozicion jashtë loje”

Erling Haaland ka folur për një nga aspektet më të diskutuara të lojës së tij, pozicionimin në sulm dhe rastet kur kapet në pozicion jashtë loje.

Sulmuesi norvegjez ka treguar se që prej transferimit te Manchester City ka qenë vetëm 18 herë në pozicion jashtë loje, një statistikë që sipas tij është e pranueshme për mënyrën se si luan.

“Që kur erdha te Manchester City mendoj se kam qenë 18 herë jashtë loje. 18 herë gjatë kësaj periudhe është në rregull, mendoj. Është diçka që është pjesë e lojës sime, por e urrej të jem jashtë loje”, u shpreh Haaland.

Bomberi i Cityt zbuloi gjithashtu se ka punuar për këtë aspekt që nga mosha 13-vjeçare, kur luante për Bryne në Norvegji.

“Është diçka që e kam punuar që kur isha 13 vjeç te Bryne dhe ende luaj në të njëjtën mënyrë. Vetëm se tani jam më i shpejtë, më i mirë dhe luaj për Manchester Cityn në vend të Bryne”, shtoi ai.

Haaland vazhdon të mbetet një nga sulmuesit më të rrezikshëm në botë, ndërsa aftësia e tij për të shfrytëzuar hapësirat dhe për të qenë në vendin e duhur është një nga armët kryesore të lojës së tij.

Flaka

259
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Korrik, 2026 18:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
259
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?