Barcelona raportohet se ka arritur marrëveshje verbale për transferimin e Karim Adeyemit nga Borussia Dortmund.
Sipas raportimeve, sulmuesi gjerman ka zgjedhur vetëm Barcelonën si destinacionin e tij të ardhshëm, ndërsa klubi katalanas ka gjetur gjuhën e përbashkët me Dortmundin për një marrëveshje prej 22 milionë eurosh plus 7 milionë euro bonuse, të lidhura me paraqitjet e lojtarit dhe sukseset e ekipit.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka udhëhequr negociatat për të ulur çmimin e transferimit, ndërsa agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare.
Adeyemi shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të Barcelonës dhe transferimi i tij do të ishte një tjetër lëvizje e klubit katalanas për të ndërtuar skuadrën e së ardhmes.
Talenti gjerman tashmë është shumë pranë realizimit të ëndrrës së tij për të luajtur me fanellën e Barcelonës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
10 Korrik, 2026 18:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.