Manchester United ka finalizuar një tjetër përforcim të rëndësishëm në afatin kalimtar të verës, duke siguruar shërbimet e mesfushorit belg Youri Tielemans.
“Djajtë e Kuq” kanë aktivizuar klauzolën e lirimit prej 41 milionë eurosh të futbollistit te Aston Villa, ndërsa marrëveshja personale me lojtarin është arritur pa pengesa. Tielemans i ka dhënë dritën jeshile projektit të Manchester United dhe do të jetë afrimi i dytë në mesfushë këtë verë, pas transferimit të Andrey Santos.
Me këtë lëvizje, Manchester United ka hequr dorë nga pista për Éderson, duke e përqendruar investimin te përvoja dhe cilësia e reprezentuesit belg.
Transferimi i Tielemans konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës për klubin anglez, i cili synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për sezonin e ri.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Korrik, 2026 14:22 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.