Lamine Yamal: Nuk kam presion, dua vetëm fitoren – nesër ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Korrik, 2026 14:20

Lamine Yamal: Nuk kam presion, dua vetëm fitoren – nesër ndeshja më e rëndësishme e karrierës sime

Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, është shfaqur i qetë dhe plot besim në konferencën e djeshme për media para ndeshjes së madhe të Kupës së Botës, duke theksuar se nuk ndjen presion pavarësisht pritshmërive të mëdha.

Nuk ka presion. Unë gjithmonë luaj futbollin tim dhe jap gjithçka që kam“, deklaroi 19-vjeçari, i cili e cilësoi sfidën e radhës si “ndeshjen më të madhe dhe më të rëndësishme të karrierës sime“.

Yamal foli edhe për kritikat që ka marrë për paraqitjet e tij në këtë Botëror, duke pranuar se shumë njerëz mendojnë se nuk ka qenë në nivelin e tij më të mirë.

Shpresoj të shënoj nesër, por gjëja më e rëndësishme është që ne të vazhdojmë të fitojmë“, u shpreh ai.

Sulmuesi spanjoll shtoi se nuk shqetësohet për golat, por pranoi se shënimi në ndeshje të tilla ka një rëndësi të veçantë. Ai gjithashtu sqaroi komentet e tij të mëparshme për Francën, duke thënë se ato ishin keqinterpretuar.

Thjesht thashë se nuk kemi frikë. Është futboll“, tha Yamal.

Mes buzëqeshjes, ai tregoi edhe një moment personal, duke zbuluar se vëllai i tij i vogël ende nuk e kupton sa i famshëm është bërë.

Ai sillet njësoj si në shtëpi“, tha talenti i Barcelonës.

Në fund, Yamal dha një mesazh të qartë para sfidës vendimtare:

Ka gjëra shumë më të vështira në jetë sesa një ndeshje futbolli. Jam i qetë dhe e di se çfarë jam i aftë të bëj. E vetmja gjë që ka rëndësi është fitorja.

Flaka

393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Korrik, 2026 14:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?