Trajneri i ri i Chelseat, Xabi Alonso, ka konfirmuar se Reece James do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit edhe në sezonin e ri, duke i dhënë një votë të fortë besimi mbrojtësit anglez.
Në deklaratën e tij, Alonso vlerësoi lart cilësitë e James, duke theksuar se ai është një lojtar i kompletuar dhe një lider i rëndësishëm për skuadrën.
“Ai mund të bëjë gjithçka. Mund të sulmojë nga brenda ose nga krahu, ka pasime cilësore, është shumë i mirë në goditjet standarde dhe ka ADN-në blu, gjë që është shumë e rëndësishme. Këtë mentalitet ua transmeton gjithë ekipit dhe lojtarëve të rinj. Ai do të jetë kapiteni ynë“, deklaroi Alonso.
Konfirmimi i teknikut spanjoll i jep fund çdo dileme rreth rolit të James në skuadër dhe tregon se ai do të jetë një nga figurat kyçe në projektin e ri të Chelseat. Pavarësisht sfidave me dëmtimet në sezonet e fundit, 26-vjeçari mbetet një nga liderët më të rëndësishëm të klubit, ndërsa Alonso synon ta ndërtojë ekipin rreth lojtarëve me karakter dhe identitet “blu”.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Korrik, 2026 14:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.