Aston Villa i mbyll derën largimit të Dibu Martínez: “Është pjesë kyçe e projektit tonë”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Korrik, 2026 20:28

Aston Villa i mbyll derën largimit të Dibu Martínez: “Është pjesë kyçe e projektit tonë”

Aston Villa ka dhënë një sinjal të qartë për të ardhmen e Emiliano “Dibu” Martínez. Drejtori i klubit, Monchi Vidagany, ka deklaruar se portieri argjentinas mbetet pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe një lojtar themelor për projektin e klubit anglez.

“Dibu Martínez qëndron me ne. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për projektin tonë”, mësohet të ketë thënë Vidagany, duke hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm.

Ky është një tjetër mesazh i drejtpërdrejtë ndaj Juventusit, i cili vazhdon të mbajë marrëveshjen personale me portierin argjentinas. Ndërkohë, raportimet se Aston Villa do të pranonte një ofertë më të ulët prej 6-7 milionë eurosh janë mohuar, pasi klubi anglez kërkon një shumë dukshëm më të lartë për transferimin e tij.

E ardhmja e Martínez mbetet një nga çështjet më interesante të merkatos, me Aston Villën që dëshiron ta mbajë një nga portierët më të mirë në botë.

Flaka

295
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Korrik, 2026 20:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
295
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?