Manchester United ka diskutuar brenda klubit mundësinë e transferimit të Eduardo Camavingas si një opsion për të përforcuar mesfushën, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Mesfushori francez i Real Madridit është një nga emrat që pëlqehet nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”, të cilët po analizojnë alternativa për repartin e mesfushës.
Megjithatë, një marrëveshje në këtë moment duket shumë e vështirë, pasi gjithçka varet nga dëshira e vetë Camavingas për t’u larguar nga “Santiago Bernabeu”. Sipas raportimeve, lojtari nuk ka ndërmend të largohet dhe dëshiron të vazhdojë aventurën e tij me Real Madridin.
Camavinga, 23 vjeç, konsiderohet si një nga mesfushorët më të talentuar në botë dhe mbetet një pjesë e rëndësishme e planeve të klubit madrilen për të ardhmen.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
15 Korrik, 2026 19:06 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.