Barça në dilemë për Ferran Torres, rinovimi aktivizon pagesën ndaj Manchester Cityt

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2026 20:04

Barça në dilemë për Ferran Torres, rinovimi aktivizon pagesën ndaj Manchester Cityt

Barcelona po mendon me kujdes të ardhmen e Ferran Torres, pasi një klauzolë e përfshirë në marrëveshjen e transferimit të tij nga Manchester City mund të ndikojë në vendimin e klubit katalanas.

Sipas The Athletic, nëse sulmuesi spanjoll rinovon kontratën me Barcelonën, klubi do të duhet t’i paguajë Manchester Cityt një shumë prej rreth 7 deri në 8 milionë eurosh, për shkak të një kushti të vendosur në marrëveshjen e vitit 2021.

Kjo klauzolë është një nga arsyet kryesore pse Barça ende nuk i ka paraqitur Ferran Torres një ofertë të re për rinovim, ndërsa drejtuesit mbeten të hapur edhe për një shitje të mundshme gjatë merkatos.

Për momentin, të gjitha skenarët janë ende në tavolinë: rinovimi, vazhdimi i bashkëpunimit me kontratën aktuale ose një largim nëse vjen një ofertë që kënaq klubin dhe lojtarin.

Ferran Torres vazhdon të jetë një nga lojtarët që Barcelona po vlerëson përpara sezonit të ri, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret gjatë merkatos së verës.

Flaka

302
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Korrik, 2026 20:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
302
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?