Zyrtare: Thomas Tuchel do të vazhdojë si trajner i Anglisë deri në Euro 2028

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2026 15:04

Zyrtare: Thomas Tuchel do të vazhdojë si trajner i Anglisë deri në Euro 2028

Thomas Tuchel do të vazhdojë në krye të Kombëtares së Anglisë deri në Kampionatin Evropian të vitit 2028, pasi Federata Angleze e Futbollit ka vendosur t’i besojë projektit të trajnerit gjerman edhe për ciklin e ardhshëm.

Vendimi është marrë në marrëveshje mes federatës dhe vetë teknikut, i cili ka konfirmuar publikisht se do të respektojë kontratën e tij, e cila është e vlefshme deri në korrik të vitit 2028.

Do të qëndroj dhe do të vazhdoj si trajner i Anglisë. Kam kontratë këtu deri në korrik 2028, edhe pse në këtë moment është e vështirë të mendoj kaq larg”, deklaroi Tuchel.

Me këtë vendim, Federata Angleze synon të ruajë stabilitetin në pankinë dhe t’i japë vazhdimësi projektit të nisur nga trajneri gjerman, me objektivin kryesor për të udhëhequr “Tre Luanët” në Euro 2028.

Tuchel mbetet kështu njeriu që do të drejtojë Anglinë në vitet e ardhshme, ndërsa fokusi tani zhvendoset te objektivat e radhës dhe përgatitjet për kompeticionet e mëdha ndërkombëtare.

Flaka

394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2026 15:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?