Messi u përgjigjet kritikëve: “Askush nuk na dhuron asgjë, ne luftojmë për çdo gjë”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2026 15:09

Messi u përgjigjet kritikëve: “Askush nuk na dhuron asgjë, ne luftojmë për çdo gjë”

Lionel Messi ka reaguar ndaj kritikave dhe akuzave se Argjentina favorizohet në rrugëtimin e saj drejt suksesit, duke theksuar se skuadra e tij ka arritur gjithçka përmes punës dhe sakrificës.

Pas kualifikimit në një tjetër finale të Kupës së Botës, ylli argjentinas ka mbrojtur ekipin e tij dhe ka deklaruar se askush nuk u ka dhuruar asgjë “Albicelestëve”.

“Është e çmendur ajo që kemi arritur. Një tjetër finale e Botërorit… dikush mund të mërzitet dhe të thotë çfarë të dojë. Ky grup tregon se askush nuk po na jep asgjë falas”, u shpreh Messi.

Kapiteni i Argjentinës theksoi se skuadra ka treguar karakter, duke luftuar në çdo ndeshje dhe duke demonstruar cilësi në lojë.

“Ne garojmë, luftojmë dhe gjithashtu luajmë mirë. Shikoni si luajtëm sot, duke dominuar Anglinë edhe pse ishim në disavantazh. Jam krenar dhe i lumtur që po i bëjmë argjentinasit të lumtur”, shtoi Messi.

Argjentina vazhdon kështu rrugëtimin drejt një tjetër trofeu të madh, ndërsa Messi synon të shkruajë edhe një kapitull tjetër historik në karrierën e tij.

Flaka

279

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 16 Korrik, 2026 15:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut