Arsenali pritet të intensifikojë përpjekjet për transferimin e Morgan Rogers, pasi ka mbyllur marrëveshjen për Christos Tzolis.
Sipas raportimeve të fundit, anësori i Aston Villas ka qenë objektivi kryesor i “Topçinjve” për repartin ofensiv dhe klubi londinez tashmë është gati të bëjë hapa më konkretë për ta sjellë atë në “Emirates”.
Arsenali po kërkon të forcojë krahët e sulmit gjatë kësaj merkatoje dhe trajneri Mikel Arteta e sheh Rogers si një profil që përshtatet me projektin e skuadrës, falë shpejtësisë, fuqisë fizike dhe aftësisë për të krijuar raste.
Pas afrimit të Tzolis, klubi anglez dëshiron të vazhdojë investimet në sulm dhe Morgan Rogers mbetet një nga emrat kryesorë në listën e dëshirave të Arsenalit.
Megjithatë, për momentin nuk ka ende marrëveshje finale mes klubeve dhe negociatat pritet të jenë një nga temat kryesore të merkatos së verës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
16 Korrik, 2026 20:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.