Real Madrid gati të sulmojë për Michael Olise, Bayern e konsideron të paprekshëm

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Korrik, 2026 14:35

Real Madrid gati të sulmojë për Michael Olise, Bayern e konsideron të paprekshëm

Real Madridi po monitoron me shumë interes situatën e Michael Olise dhe është gati të bëjë një lëvizje konkrete për transferimin e sulmuesit francez, nëse krijohen kushtet e duhura për marrëveshje.

Sipas raportimeve, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, e konsideron Olisen si një objektiv të madh dhe një nga lojtarët që mund të bëhet “Galaktiku” i ardhshëm i klubit madrilen.

Megjithatë, pengesa kryesore për Real Madridin mbetet Bayern Munich. Klubi gjerman nuk ka ndërmend ta shesë yllin e tij dhe e konsideron 24-vjeçarin si një lojtar të paprekshëm për projektin e së ardhmes. Bayern gjithashtu po përgatit një kontratë të re për Olisen, në përpjekje për ta bindur të qëndrojë në “Allianz Arena”.

Ndërkohë, sipas raportimeve nga Franca, vetë lojtari mund të jetë i hapur për një transferim te Real Madridi, duke e bërë situatën edhe më interesante përpara merkatos së ardhshme.

Nëse marrëveshja bëhet e mundur, Michael Olise mund të jetë një nga emrat më të mëdhenj në qendër të betejës së merkatos verore.

Flaka

279

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Korrik, 2026 14:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut