Zbulohet marrëveshja e fshehtë: Pep Guardiola kishte akord verbal për të drejtuar Anglinë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Korrik, 2026 15:03

Zbulohet marrëveshja e fshehtë: Pep Guardiola kishte akord verbal për të drejtuar Anglinë

Pep Guardiola ishte shumë pranë një aventure të re në karrierën e tij, atë si trajner i kombëtares së Anglisë.

Sipas raportimeve të “The Athletic”, trajneri spanjoll kishte arritur një marrëveshje verbale në vitin 2024 për të marrë drejtimin e “Tre Luanëve”. Megjithatë, në vend të këtij angazhimi, Guardiola vendosi të rinovojë kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2027.

Por, pavarësisht rinovimit të marrëveshjes, spanjolli u largua nga klubi anglez përpara përfundimit të kontratës së tij, duke rikthyer edhe një herë pyetjet nëse ai mund të kishte marrë drejtimin e Anglisë.

Guardiola konsiderohet si një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit, me një stil loje të bazuar në posedim, kontroll dhe organizim taktik. Një bashkëpunim i tij me kombëtaren angleze do të kishte krijuar pritshmëri të mëdha për sukses në turnetë ndërkombëtare.

Tashmë mbetet vetëm një pyetje hipotetike: sa larg do ta kishte çuar Pep Guardiola Anglinë në Kupën e Botës?

Flaka

279

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Korrik, 2026 15:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut