BDI kërkon dorëheqjen e drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve: VLEN e ka paralizuar institucionin

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2026 08:21

BDI kërkon dorëheqjen e drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve: VLEN e ka paralizuar institucionin

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka akuzuar Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve për mosveprim, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit të këtij institucioni, të cilin e lidh me koalicionin VLEN.

Sipas BDI-së, brenda një dite Qyteti i Shkupit ka shkelur dy herë detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe, ndonëse, siç thekson partia, Shkupi është qytet dygjuhësh dhe institucionet e tij kanë obligim ligjor që shqipja të përdoret në komunikimin zyrtar.

“Në këtë situatë, pyetja është e drejtpërdrejtë: ku është Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve?”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Partia opozitare vlerëson se Inspektorati është krijuar për të evidentuar shkeljet, për të urdhëruar korrigjimin e tyre dhe për të shqiptuar masa ndaj institucioneve që nuk zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, por pretendon se institucioni është paralizuar.

BDI akuzon se drejtori i emëruar nga VLEN po hesht përballë, siç e cilëson, shkeljeve flagrante, ndërsa shton se mosveprimi i Inspektoratit po inkurajon shkeljen e ligjit dhe po e shndërron përjashtimin e gjuhës shqipe në praktikë institucionale.

Në reagimin e saj, BDI kërkon:

  • dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve;
  • përgjegjësi politike nga VLEN, për të cilin pretendon se ka bllokuar funksionimin e institucionit;
  • ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj të gjithë përgjegjësve që, sipas saj, shkelin Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Ligji duhet të zbatohet. Inspektorati duhet të veprojë. Përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, përfundon reagimi i BDI-së. Gazeta Flaka

394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2026 08:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?