Fund tragjik për tre të zhdukurit nga Kosova, u gjetën të vdekur në rrugën Bllacë–Shkup

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2026 09:35 Përditësuar

Fund tragjik për tre të zhdukurit nga Kosova, u gjetën të vdekur në rrugën Bllacë–Shkup

Tre shtetas të Kosovës, të cilët u raportuan të zhdukur pasi humbën kontaktet me familjarët pas mbërritjes në Aeroportin e Shkupit, janë gjetur të vdekur në një veturë të përmbysur në rrugën drejt pikës kufitare Bllacë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 22:35 të së shtunës është raportuar për një automjet të tipit Mercedes me targa gjermane të përmbysur pranë aksit rrugor Bllacë–Shkup. Në vendngjarje, policia ka gjetur tre persona pa shenja jete – një burrë dhe dy gra – ndërsa vdekja e tyre është konstatuar nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë.

Rasti kishte nisur të trajtohej disa orë më herët si zhdukje. Në orën 13:40, një shtetas i Kosovës kishte njoftuar policinë se kishte humbur kontaktin me tre familjarët, me të cilët kishte folur për herë të fundit më 18 korrik, rreth orës 22:15, kur ata ndodheshin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe ishin nisur drejt Kosovës.

Sipas familjarëve, viktimat janë identifikuar si Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani. Ata po udhëtonin me një Mercedes GLC me ngjyrë blu dhe, sipas dyshimeve të para, aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor drejt pikës kufitare Bllacë, para se të arrinin në kufi.

Autoritetet po zhvillojnë hetime për të sqaruar rrethanat e aksidentit fatal. Gazeta Flaka

393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2026 09:35 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?