Ali Ahmeti ngushëllon familjen Miftari: Prindërit e dëshmorëve janë shtyllat e kujtesës dhe sakrificës sonë kombëtare

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2026 11:00

Ali Ahmeti ngushëllon familjen Miftari: Prindërit e dëshmorëve janë shtyllat e kujtesës dhe sakrificës sonë kombëtare

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se, së bashku me bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë, ka qëndruar për ngushëllime në Nikushtak, pranë familjes Miftari, me rastin e ndarjes nga jeta të Haxhi Fatmir Miftarit, babait të dëshmorit të kombit, Jetulla Miftari.

Ahmeti e vlerësoi figurën e prindërve të dëshmorëve si bartës të kujtesës dhe sakrificës kombëtare.

“Prindërit e dëshmorëve janë shtyllat e kujtesës dhe sakrificës sonë kombëtare. Haxhi Fatmir Miftari do të kujtohet me nderim për dinjitetin, qëndresën dhe atdhedashurinë e tij”, ka shkruar Ahmeti.

Në fund të mesazhit të tij, kreu i BDI-së shprehu nderimin për të ndjerin me fjalët:

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.” Gazeta Flaka

395
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Korrik, 2026 11:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
395
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?