Lamine Yamal nuk ngopet me trofe: Dua të fitoj edhe Ligën e Kampionëve, një tjetër Botëror dhe Europian
Ylli i Barcelonës dhe i Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, ka bërë të qartë se nuk e konsideron të përfunduar misionin e tij, pavarësisht sukseseve të mëdha që ka arritur në moshë shumë të re.
Pas triumfit në Kupën e Botës 2026 me Spanjën, talenti spanjoll deklaroi se objektivat e tij janë edhe më të mëdhenj.
“Dua të fitoj shumë më tepër. Ligën e Kampionëve me Barcelonën, një tjetër Kupë Bote, një tjetër Kampionat Europian… Nuk kam mbaruar ende. Edhe një tjetër!”, u shpreh Yamal.
Deklarata e 19-vjeçarit tregon ambicien e madhe që e karakterizon, ndërsa ai synon të vazhdojë të shkruajë histori si me Barcelonën, ashtu edhe me kombëtaren spanjolle.
Lamine Yamal ka qenë një nga protagonistët kryesorë të Spanjës në rrugën drejt titullit botëror, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të talentuar të brezit të ri. Me mentalitetin fitues dhe dëshirën për të fituar çdo trofe të mundshëm, sulmuesi pritet të jetë një nga emrat dominues të futbollit botëror në vitet e ardhshme.
Flaka
















