Chelsea nuk po punon më për transferimin e Rafael Leaos, duke u distancuar nga një marrëveshje për sulmuesin portugez, edhe për shkak të afrimit të Morgan Rodgers.
Sipas raportimeve nga Italia, Milani vazhdon ta konsiderojë Leaon një lojtar në dalje gjatë kësaj merkatoje. Interesimi për të nuk mungon, me lëvizje që kanë nisur nga Arabia Saudite, ndërsa ofertat e vetme zyrtare dhe me shkrim deri tani kanë ardhur nga klubet turke.
Megjithatë, dëshira e Leaos mbetet të vazhdojë karrierën në një nga kampionatet më të forta të Europës, duke synuar një transferim në Premier League ose në La Liga.
Për Milanin, shitja e 27-vjeçarit konsiderohet kyçe për të financuar afrimet e reja në skuadër. Javët në vijim pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e portugezit dhe për strategjinë e merkatos së klubit kuqezi.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
20 Korrik, 2026 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.