Neymar hedh poshtë zërat për pensionim: Ende nuk po mendoj të tërhiqem

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Gusht, 2026 13:25

Neymar hedh poshtë zërat për pensionim: Ende nuk po mendoj të tërhiqem

Neymar ka hedhur poshtë spekulimet për një pensionim të mundshëm, duke theksuar se aktualisht nuk po mendon t’i japë fund karrierës së tij si futbollist.

Sulmuesi brazilian deklaroi se është i përqendruar te Santosi, klub me të cilin ka kontratë deri në muajin dhjetor, ndërsa vendimin për të ardhmen do ta marrë vetëm pasi të përfundojë sezoni.

“Nuk po mendoj për pensionim. Kam kontratë me Santosin deri në dhjetor dhe dua të jap më të mirën për klubin. Pas kësaj do të shqyrtoj opsionet e mia”, u shpreh Neymar.

Ai pranoi se ende nuk ka marrë një vendim për hapat e ardhshëm në karrierë.

“Të qëndroj, të largohem, të tërhiqem apo të vazhdoj të luaj… nuk e di. Ka ende kohë deri në dhjetor. Do ta shohim”, deklaroi braziliani.

Me këto deklarata, Neymar lë të hapur çdo mundësi për të ardhmen e tij, por një gjë është e qartë: pensionimi nuk është pjesë e planeve të tij për momentin.

Flaka

406
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Gusht, 2026 13:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
406
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?