Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) ka vendosur ndryshime në çmimet e derivateve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi pas mesnatës.
Sipas vendimit të ri, çmimi i benzinës do të ulet për 2 denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës do të rritet për 1 denarë. Gjithashtu, vaji ekstra i lehtë do të ketë një rritje prej 0.5 denarësh për litër.
Me çmimet e reja, një litër benzinë BS-95 do të kushtojë 91 denarë, ndërsa benzina BS-98 do të shitet për 93 denarë për litër.
Nafta do të kushtojë 99.5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të arrijë çmimin prej 98.5 denarësh për litër.
Ndryshimet e reja do të zbatohen nga pas mesnatës në të gjitha pikat e shitjes së derivateve në vend.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
4 Gusht, 2026 14:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.