Ajax interesohet për Roony Bardghjin, Barcelona hap derën për largimin e talentit suedez
E ardhmja e Roony Bardghjit mund të jetë larg Barcelonës, pasi interesimi për talentin suedez ka filluar të rritet në merkato.
Sipas raportimeve të fundit, Ajax ka bërë kërkesa zyrtare te Barcelona për të mësuar kushtet e një transferimi të mundshëm të sulmuesit anësor. Klubi holandez aktualisht po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje me katalanasit.
Barcelona është e hapur për dy opsione: një transferim përfundimtar ose një huazim, me qëllim që Bardghji të fitojë më shumë minuta dhe të vazhdojë zhvillimin e tij.
Vetë lojtari raportohet se është i gatshëm të largohet nëse arrihet një marrëveshje, pasi prioriteti i tij është të ketë më shumë hapësira dhe kohë loje në nivelin më të lartë.
Në rast të një shitjeje përfundimtare, Barcelona dëshiron të ruajë kontrollin mbi të ardhmen e tij duke përfshirë një klauzolë të rëndësishme për përqindje nga rishitja dhe një opsion riblerjeje.
Për Bardghjin ka interes edhe nga klube të tjera në Portugali, Premier League dhe Serie A, ndërsa gara për shërbimet e tij pritet të intensifikohet gjatë javëve në vazhdim.
Flaka












