Osmani: VLEN-i nuk ka projekt të përbashkët, VMRO-DPMNE-ja u bë arbitri i tij

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2026 12:40

Osmani: VLEN-i nuk ka projekt të përbashkët, VMRO-DPMNE-ja u bë arbitri i tij

Ish-ministri i Jashtëm dhe zyrtari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar ashpër funksionimin dhe mënyrën e krijimit të koalicionit VLEN, duke e cilësuar atë si një projekt të ndërtuar mbi kundërshtimin ndaj BDI-së dhe jo mbi një platformë të përbashkët politike.

Sipas Osmanit, brenda VLEN-it janë bashkuar subjekte me prejardhje, ideologji, interesa dhe ambicie të ndryshme, pa një hierarki të pranuar dhe pa një qendër autonome vendimmarrjeje.

“Shkenca politike këtë do ta përshkruante si koalicion negativ: një aleancë që mbahet e bashkuar nga kundërshtari i përbashkët, pa pasur një projekt të përbashkët”, deklaron Osmani.

Ai pretendon se pas largimit të BDI-së nga Qeveria, VMRO-DPMNE-ja është shndërruar në qendrën organizuese dhe arbitruese të marrëdhënieve mes komponentëve të VLEN-it.

Sipas tij, kjo ka krijuar një marrëdhënie vertikale të secilit komponent të VLEN-it me VMRO-DPMNE-në, më të fortë sesa marrëdhënia horizontale mes vetë partnerëve të koalicionit.

Osmani argumenton se kjo situatë ka prodhuar një “garë të bindjes”, ku secili komponent synon të dëshmohet sa më i dobishëm për partnerin dominues, nga frika se mund të anashkalohet ose zëvendësohet.

“Në vend që të garojnë se kush mund të sigurojë më shumë të drejta kolektive për shqiptarët, ata garojnë se kush mund të dëshmohet më i dobishëm për partnerin dominues”, shprehet Osmani.

Në pjesën më të ashpër të kritikës së tij, Osmani thotë se VLEN-i sot shërben si “instrument institucional” përmes të cilit, sipas tij, një projekt maqedonas merr “firmën shqiptare”.

Ai pretendon se prania e ministrave shqiptarë krijon një pamje multietnike të Qeverisë, ndërsa politikat dhe institucionet shtetërore, sipas tij, vazhdojnë të artikulohen nga një perspektivë maqedonase.

Osmani e përmbyll analizën e tij duke e cilësuar fragmentimin e brendshëm të VLEN-it jo vetëm si dobësi, por si mekanizëm përmes të cilit, sipas tij, koalicioni kontrollohet politikisht. Gazeta Flaka

486
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2026 12:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
486
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?