Gashi se ka Badenterin në Kuvend, por nuk i pëlqejnë zgjedhjet e parakohshme!

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2026 17:01

Gashi se ka Badenterin në Kuvend, por nuk i pëlqejnë zgjedhjet e parakohshme!

Katër seanca të paralajmëruara deri në fund të shtatorit, ligje të bllokuara dhe dilema nëse kriza politike mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Pas pushimit veror, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut rikthehet me një agjendë të ngjeshur, por edhe me një problem politik që vazhdon të mbajë pezull miratimin e disa ligjeve – çështjen e shumicës së Badenterit.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, paralajmëroi se deri në fund të muajit pritet të mbahen së paku katër seanca. Dy të parat janë caktuar për 2 dhe 11 shtator, ndërsa në rend dite pritet të përfshihen edhe ligje për të cilat kërkohet shumica e Badenterit.

Mes tyre janë ndryshimet që lidhen me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, arsimin e lartë dhe vetëqeverisjen lokale.

Gashi thotë se këto ligje do të hidhen në votim, por rezultati mbetet i paparashikueshëm për shkak të bllokadës së krijuar nga BDI-ja.

Sipas tij, problemi nuk është vetëm teknik apo procedural, por kryesisht politik.

“Kjo çështje ka më shumë dimension politik sesa procedural. Në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, po përpiqem të ndërmarr të gjitha masat. Jam në kontakt me të gjitha grupet parlamentare. Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje. Nëse çështja hyn në sferën politike, atëherë bisedohet në një nivel tjetër politik. Pajtohem se kjo çështje duhet të zgjidhet, por ua lë aktorëve politikë që ta zgjidhin”, tha Gashi.

A mund të përfundojë bllokada me zgjedhje?

Pikëpyetja tjetër është nëse ngërçi në Kuvend mund të prodhojë një skenar për zgjedhje të parakohshme.

Gashi e përjashton një përfundim të tillë si pasojë automatike të bllokadës, duke kujtuar se për shpërndarjen e Kuvendit nevojiten 61 vota.

Ai shprehet në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta dhe kundërshton mundësinë që Rregullorja e Kuvendit të përdoret si arsye për një proces të parakohshëm zgjedhor.

“Nuk duhet që një keqpërdorim i Rregullores së Kuvendit të shkaktojë zgjedhje të parakohshme, por kjo është një vendim politik dhe për të mund të vendoset edhe në një nivel tjetër”, u shpreh kryetari i Kuvendit.

Sa u përket ndryshimeve kushtetuese, për momentin nuk ka zhvillime të reja. Megjithatë, Gashi thotë se Kuvendi është i gatshëm të veprojë nëse arrihet një vendim politik për këtë çështje.

Ndërkohë, një zhvillim tjetër pritet në fushën e përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale. Sipas Gashit, së shpejti në Kuvend pritet të arrijë një zgjidhje ligjore që do t’u mundësojë kandidatëve dhënien e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.

Puna e Kuvendit në muajt e ardhshëm do të zhvillohet edhe nën kufizime praktike, për shkak të punimeve që pritet të realizohen për ndërtimin e parkingut për deputetët dhe të punësuarit.

Kështu, rikthimi i deputetëve në shtator nuk sjell vetëm një kalendar të ri parlamentar, por rikthen edhe një dilemë të vjetër: a do të gjendet zgjidhje politike për Badenterin, apo bllokada do të vazhdojë të rëndojë punën e Kuvendit?

60

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2026 17:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
60

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut