Nga martesa te hapja e dyerve të mortit brenda një muaji… vrasja e efektivit të “Shqiponjave”

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 19:50

Nga martesa te hapja e dyerve të mortit brenda një muaji… vrasja e efektivit të “Shqiponjave”

Vrasja e efektivit të forcave ‘Shqiponja”, Nevrus Cenalia, nga autori 23-vjeçar, Azgan Mernica, është regjistruar e gjitha në kamera!

Ngjarja e rëndë ndodhi në dalje të fshatit Baltëz të Fierit, fshat në të cilin jetonte viktima. Disa pista po hetohen, por paraprakisht dyshohet se autori dhe viktima mund të kenë debatuar për një konflikt të çastit, që lidhej me një rrugë të ngushtë.

Në pikën ku ka ndodhur krimi, është e vendosur edhe një kamera sigurie, që siç bën me dije gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, tashmë është marrë nga policia dhe bëhet këqyrja e pamjeve.

E ndërsa policia vijon hetimet dhe kërkimet për lokalizimin dhe vënien në pranga të autorit, familja e 28-vjeçarit ka hapur dyert e mortit… Një muaj më parë, familja e tij gëzonte dhe priste urime për martesën e 28-vjeçarit, që sot jeta iu pre në mes.

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Maj, 2024 19:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.