BDI – Dega Gostivar: Armend Osmani zgjidhet kryetar i ri i nëndegës Beg

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2026 22:18

BDI – Dega Gostivar: Armend Osmani zgjidhet kryetar i ri i nëndegës Beg

Dega e BDI-së në Gostivar ka njoftuar se Armend Osmani është zgjedhur kryetar i ri i nëndegës Beg, me mbështetjen e strukturave lokale të kësaj nëndege.

Në njoftimin zyrtar thuhet se “në moshën 32-vjeçare, Armendi përfaqëson një brez të ri që po merr përgjegjësi dhe rol aktiv në vendimmarrje”, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në strukturat drejtuese të partisë.

Osmani është i diplomuar në drejtimin Ekonomi Biznes në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, ndërsa angazhimi i tij në jetën shoqërore dhe politike lokale është vlerësuar si një element i rëndësishëm në zgjedhjen e tij.

“Si një i ri i angazhuar në jetën shoqërore dhe politike lokale, Armendi ka kontribuar si anëtar i forumit rinor të BDI-së në Gostivar, duke u angazhuar në organizimin e aktiviteteve për të rinjtë”, thuhet më tej në komunikatë.

Me marrjen e kësaj detyre, Osmani synon të sjellë energji të re në drejtimin e nëndegës. “Me këtë përgjegjësi të re, Armend Osmani merr drejtimin e nëndegës Beg me synim për të sjellë energji të re”, thekson njoftimi.

Njëkohësisht, dega e BDI-së në Gostivar ka shprehur mirënjohje për ish-kryetarin e nëndegës Beg. “Një falënderim i veçantë për ish-kryetarin e nëndegës Beg, Ibrahim Lus, për kontributin dhe angazhimin e tij të deritanishëm në shërbim të strukturës dhe qytetarëve”, përfundon njoftimi.

Të premten, Adis Ismaili u emëruar Kryetar i Nëndegës Beliçica në Gostivar, me mbështetje të plotë nga banorët e lagjes dhe nga Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në këtë qytet. Në ditët në vijim, do të vijon zgjedhja në nëndegët e tjera të BDI-së në Gostivar. Gazeta Flaka

1264
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Prill, 2026 22:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
1264
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?