VLEN “Zero tolerancë ndaj dhunës në shkolla: “Të mos presim që një fëmijë të bëhet viktimë për të reaguar

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2026 15:07

VLEN “Zero tolerancë ndaj dhunës në shkolla: “Të mos presim që një fëmijë të bëhet viktimë për të reaguar

VLEN ka prezantuar një iniciativë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në shkolla, me theks të veçantë te bullizmi dhe identifikimi në kohë i rasteve të dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve.

Në një deklaratë për mediat, Teuta Idrizi nga VLEN, e cila është drejtoreshë shkolle, tha se dhuna në shkolla zakonisht nuk shfaqet papritur, por paraprihet nga shenja që duhet të identifikohen me kohë.

Si drejtoreshë shkolle dhe si dikush që çdo ditë punon me nxënës, mësimdhënës dhe prindër, e di se dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve nuk shfaqet papritur. Shenjat shfaqen shumë më herët. Përgjegjësia jonë është t’i dallojmë dhe të veprojmë me kohë”, deklaroi Idrizi.

Sipas saj, pikërisht për këtë arsye VLEN ka nisur iniciativën për krijimin e një qasjeje të përbashkët për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në institucionet arsimore.

VLEN-i nisi iniciativën për vendosjen e një qasjeje të përbashkët për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në shkolla”, tha Idrizi.

Platformë e përbashkët në Çair

Idrizi bëri të ditur se Komuna e Çairit ka ndërmarrë hapat e parë për krijimin e një platforme që do të përfshijë komunën, shkollat, psikologët, mësimdhënësit dhe prindërit.

Komuna e Çairit i ka ndërmarrë hapat e parë për krijimin e një platforme që do t’i bëjë bashkë komunën, shkollat, psikologët, mësimdhënësit dhe prindërit”, deklaroi ajo.

Sipas VLEN-it, kjo qasje synohet të zbatohet edhe në komunat ku kjo strukturë politike udhëheq, ndërsa komunat e tjera ftohen t’i bashkohen nismës.

Në kuadër të saj parashihet krijimi i grupeve të punës në çdo komunë, të përbëra nga përfaqësues të komunës, shkollave, shërbimeve profesionale dhe prindërve.

Këto grupe do të kenë për detyrë të bashkërendojnë aktivitetet parandaluese dhe reagimin institucional në rastet kur paraqitet dhunë në shkolla.

“Zero tolerancë nuk do të thotë vetëm ndëshkim”

Idrizi theksoi se për VLEN-in, parimi i “zero tolerancës” ndaj dhunës nuk duhet të nënkuptojë vetëm masa ndëshkuese pasi incidenti të ketë ndodhur.

Për VLEN-in, zero tolerancë nuk do të thotë vetëm ndëshkim pas incidentit. Do të thotë të mos e heshtim dhunën, të mos e relativizojmë bullizmin dhe të mos presim që një fëmijë të bëhet viktimë për të reaguar”, tha ajo.

Sipas saj, shkollat duhet të jenë hapësira të sigurta për fëmijët, ku ata mund të mësojnë dhe të zhvillohen pa frikë.

Shkolla duhet të jetë vend ku fëmijët mësojnë, zhvillohen dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre, jo vend ku ndihen të frikësuar apo të pambrojtur”, theksoi Idrizi.

Ajo shtoi se procesi ka nisur në Çair dhe se synimi është të vazhdojë edhe në komunat e tjera ku udhëheq VLEN, me qëllim që nismës t’i bashkohen sa më shumë komuna.

Sakaq, Ministria e Arsimit dhe Shkencës parashikon aktivitete të vazhdueshme për parandalimin e dhunës midis bashkëmoshatarëve dhe për të krijuar sistem të qëndrueshëm që do të veprojë në mënyrë parandaluese, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Ajo theksoi se Qeveria ka ndërmarrë disa projekte dhe ndryshime legjislative, si dhe ndryshime në shkolla, me qëllim parandalimin dhe sanksionimin e dhunës midis bashkëmoshatarëve.

Janevska iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë ngjarjes me rastin e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e palestrës së re sportive në Shkollën Fillore “Vëllazërimi”, në të cilën morën pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i komunës së Karposhit, Sotir Llukrovski.

Duke iu përgjigjur pyetjes për masat kundër dhunës midis bashkëmoshatarëve, të cilat i ka shpallur Qeveria, Janevska tha se bëhet fjalë për aktivitete që Ministria po ndërmerr me qëllim shkatërrimin e këtij fenomeni.

“Ju e dini se ne kemi parashikuar numër jashtëzakonisht të madh aktivitetesh për të shkatërruar dhunën midis bashkëmoshatarëve, gjë që nuk ka qenë rasti deri tani. Kjo është qeveria e parë që i kushton kaq shumë vëmendje dhunës midis bashkëmoshatarëve. Ne kemi ndërmarrë projekte dhe ndryshime legjislative. Kemi ndërmarrë ndryshime në shkolla në lidhje me oraret e mësuesve, kujdesin, madje edhe ndëshkimet për ata prindër, fëmijët e të cilëve do të përsërisin dhunën midis bashkëmoshatarëve”, theksoi ministrja.

Ajo informoi se në këtë moment po zhvillohen bisedime me Qytetin e Shkupit në nivelin e shërbimeve, ndërsa në mënyrë shtesë do të bisedohet me kryetarin e Qytetit në lidhje me aktivitetet që duhet të zbatohen.

“Thashë se këto do të jenë projekte të vazhdueshme, në mënyrë që të mos jenë vetëm projekte si projekte, por të vendoset sistem i qëndrueshëm që do të veprojë vazhdimisht në parandalimin e dhunës midis bashkëmoshatarëve”, tha Janevska.

Lidhur me rritjen e çmimeve të biletave për transportin urban dhe nëse MASH po planifikon subvencione për studentët që udhëtojnë çdo ditë në universitete nga qytete të tjera, Janevska sqaroi se studentët kanë transport falas aty ku ka mundësi dhe janë marrë vendime për këtë qëllim, por aktualisht nuk është planifikuar transport falas urban.

“Ata kanë transport falas në qytet. Në këtë moment nuk kemi planifikuar transport urban”, tha ajo.

Ministrja theksoi se shteti siguron arsim fillor dhe të mesëm falas, ndërsa arsimi i lartë, siç tha, është me participim minimal.

“Do të doja vetëm të theksoja se arsimi fillor dhe i mesëm janë falas. Studimi është pothuajse falas, sepse kemi pjesëmarrje minimale në vend për studime, studentët kanë mundësinë të regjistrohen në gjashtë universitete shtetërore dhe, siç jam e informuar, i zgjedhin ato që u përshtaten më së miri”, theksoi Janevska.

Si prioritet kyç, ajo theksoi përmirësimin e cilësisë së arsimit.

“Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është se duhet të përmirësojmë cilësinë e arsimit. Duhet të kemi prioritete, e ato prioritete janë: mësimi me turn të vetëm, me ditë të plota për më të rinjtë, ndryshimi i kurrikulave dhe programeve në arsimin e lartë, miratimi i një ligji të ri për arsimin e lartë, e pastaj, sapo t’i zhvendosim prioritetet nga vendi i parë në të fundit, do të kujdesemi për gjëra të tjera”, tha ministrja.

Në pyetjen nëse është planifikuar ndonjë masë për shkak të temperaturave ende të larta dhe mungesës së kondicionerëve në klasa, Janevska theksoi se aktualisht nuk ka informatë se Shkupi është në fazë portokalli.

“Sigurisht, nuk kemi marrë informacion se jemi në fazë portokalli. Dhe tani, kur erdha, kontrollova, është 28 gradë për momentin, që do të thotë se nuk jemi në fazë portokalli. Por ka procedurë për këtë”, tha Janevska.

Ajo shpjegoi se në rast se shpallet fazë portokalli, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet kompetente ndjekin procedurën, pas çka merren vendime adekuate dhe shkollat informohen.

Janevska shtoi se, nëse nevojiten masa shtesë, të gjitha palët e interesuara do të informohen me kohë.

Lidhur me kërkesat për shpërndarjen e nxënësve në shkolla të tjera ose organizimin e mësimdhënies në dy turne, ajo tha se vendimi përfundimtar nuk është në kompetencë të Ministrisë.

“Ministria nuk vendos. Le të flasin me drejtoreshën dhe ndoshta me kryetarin e komunës. Nëse konsiderojnë se është sigurt, unë, si ministre e Arsimit dhe Shkencës, nuk kam asgjë kundër”, tha Janevska. Gazeta Flaka

274

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Shtator, 2026 15:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
274

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut