Përplasje mes Arbër Ademit dhe Jeton Shasivarit për Kosovën: “Respektoni gjykatën” – “Turp duhet të kesh!”

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shtator, 2026 14:14

Përplasje mes Arbër Ademit dhe Jeton Shasivarit për Kosovën: “Respektoni gjykatën” – “Turp duhet të kesh!”

Deklaratat e ministrit të Drejtësisë së Kosovës, Jeton Shasivarit, lidhur me procesin gjyqësor që pritet të zhvillohet më 16 shtator, kanë shkaktuar reagim të ashpër nga deputeti i BDI-së, Arbër Ademi.

Shasivari ka bërë thirrje që vendimi i gjykatës të respektohet, duke theksuar se në këtë proces nuk duhet të vendosin politika, emocionet apo presioni i rrugës.

“Më 16 shtator nuk duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet. Do të flasë gjykata. Dhe çfarëdo që të jetë vendimi, ai duhet të respektohet, me ç’rast palët e kanë të drejtën e ankesës”, ka deklaruar Shasivari.

Sipas tij, në qendër të procesit duhet të jenë të gjithë personat që pretendojnë se kanë qenë viktima të veprave penale, pavarësisht përkatësisë etnike, si dhe të drejtat e çdo të akuzuari.

“Për faktet, përgjegjësinë dhe fajësinë mund të vendosë vetëm gjykata, mbi bazën e provave dhe ligjit. Asnjë deklaratë politike nuk mund ta zëvendësojë vlerësimin gjyqësor të provave dhe as të paragjykojë fajësinë apo pafajësinë”, ka thënë ministri.

Shasivari ka theksuar se Kosova, sipas tij, nuk duhet të bëjë dallime mes viktimave dhe se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

“Një Kosovë që synon standardet evropiane nuk mund të zgjedhë cilat viktima do t’i dëgjojë dhe cilat do t’i harrojë. Drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë”, ka deklaruar ai.

Ministri ka kundërshtuar gjithashtu çdo formë të presionit politik mbi drejtësinë, duke kërkuar respektim të institucioneve dhe vendimeve gjyqësore.

“Prandaj, mesazhi im institucional për Kosovën është i thjeshtë: Respektoni gjykatën. Respektoni vendimin. Mbroni integritetin e institucioneve”, ka thënë Shasivari.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar ashpër Arbër Ademi nga BDI, i cili e ka akuzuar Shasivarin se me qëndrimin e tij po “barazon viktimën me agresorin”.

“Dje, mbi 100 mijë shqiptarë në Prishtinë kërkuan drejtësi për çlirimtarët: LIRI! Sot, një palo-ministër i Drejtësisë, që i thotë vetes shqiptar, barazon viktimën me agresorin”, ka shkruar Ademi.

Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Shasivarit, duke thënë se Kosova “i ka plagët ende të hapura” dhe se nuk ka nevojë për, siç i ka quajtur ai, “leksionet” e ministrit.

“Gospodine Shasivari, Kosova i ka plagët ende të hapura. Nuk ka nevojë për leksionet tua, aq më pak kur t’i dikton Karakamisheva, tutorja jote politike”, ka deklaruar Ademi.

Ademi ka akuzuar më tej Shasivarin se po kundërshton marshin e UÇK-së, ndërsa sipas tij, hesht ndaj deklaratave të bashkëqeveritarëve që “glorifikojnë Mlladiqin”.

“Shasivari bërtet kundër marshit të UÇK-së, hesht ndaj kolegëve që i ka në qeveri, të cilët glorifikojnë Mlladiqin”, ka shkruar Ademi.

Në fund, Ademi i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë ministrit: “Edhe unë po ia jap një porosi: Jeton, këtë mesazh kthejua autorëve të tij, Serbisë! Turp duhet të kesh!”

Përplasja mes dy politikanëve vjen në një moment të ndjeshëm për Kosovën, ndërsa debati publik rreth procesit gjyqësor dhe përgjegjësisë për krimet e luftës vazhdon të shoqërohet me reagime të forta politike.

Në qendër të debatit mbetet përplasja mes dy qasjeve: thirrjes për t’ia lënë vlerësimin e provave dhe përgjegjësisë gjykatës, dhe kërkesës për një qëndrim më të prerë politik ndaj asaj që një pjesë e opinionit shqiptar e konsideron si çështje të drejtësisë për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Gazeta Flaka

5

A besoni në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe a besoni se ata do të shpallen të pafajshëm?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Shtator, 2026 14:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5

A besoni në pafajësinë e krerëve të UÇK-së dhe a besoni se ata do të shpallen të pafajshëm?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut