Qeveria ka miratuar vendim për uljen e TVSH-së nga 18% në 10% për karburantet, me qëllim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë.
Sipas përllogaritjeve të Qeverisë, kjo masë do të ndikojë në uljen e çmimeve të pritshme të derivateve, në kushtet e krizës dhe mundësisë për çrregullime në furnizimin me naftë dhe derivate.
Për naftën, në vend të rritjes së pritshme prej rreth 5 denarësh, pritet një ulje prej rreth 2 denarësh, ndërsa çmimi i ri pritet të jetë rreth 99 denarë për litër.
Sa i përket benzinës, EUROSUPER BS-95 pritet të kushtojë rreth 100,5 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 rreth 102,5 denarë për litër.
Norma preferenciale e TVSH-së prej 10% do të zbatohet nga ora 00:01 e 15 shtatorit deri në orën 24:00 të 28 shtatorit 2026.
Sipas Qeverisë, masa synon të lehtësojë barrën financiare për qytetarët dhe të mbështesë ekonominë gjatë periudhës së krizës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
13 Shtator, 2026 19:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.