Armando Broja tashmë është në treg, ja sa do të jetë çmimi i tij!

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 08:15

Armando Broja tashmë është në treg, ja sa do të jetë çmimi i tij!

Më parë, flitej se klubi londinez kërkonte 50 milionë paund për kartonin e tij. Por gazetari pranë Çelsit, Ben Xhakobs, tregoi për “Givemesport” se situata në fakt ka qenë gjithmonë krejtësisht ndryshe.

Armando Broja është në treg dhe këtë verë pritet të shitet përfundimisht nga Çelsi, për të përmirësuar situatën financiare të klubit. Por cili është vlerësimi që ka tashmë sulmuesi shqiptar?

Më parë, flitej se klubi londinez kërkonte 50 milionë paund për kartonin e tij. Por gazetari pranë Çelsit, Ben Xhakobs, tregoi për “Givemesport” se situata në fakt ka qenë gjithmonë krejtësisht ndryshe. “Nuk mendoj se vlerësimi për të ka qenë ndonjëherë 50 milionë paund. Kjo mund të jetë ajo që është spekuluar ndonjëherë në media, por me sa jam i informuar unë, Çelsi ishte mëse e lumtur në atë periudhë kur përmendej kjo shifër, që të merrte oferta rreth 35 milionë paund për të.

Dhe tani që Broja shkoi te Fullhem dhe thuajse nuk luajti ndërsa Muniz nisi të shënonte pak a shumë në të njëjtën periudhë me mbërritjen e tij, gjërat nuk shkuan siç mendohej.

Çelsi duhet të kuptojë se edhe 35 milionë paund mund të jetë një shifër ambicioze për Armando Brojën. Por lajmi i mirë është se për shkak të mënyrës se si u bë huazimi te Fullhem, mungesa e minutave të Brojës do të thotë që do i paguhet shifra maksimale klubit”, shpjegoi gazetari britanik duke kujtuar klauzolën ku nëse Broja nuk luante titullar për një numër të caktuar ndeshjesh, Fullhem u detyrohej bluve 4 milionë paund.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Maj, 2024 08:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?