João Félix paralajmëron rikthimin në Evropë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Shtator, 2026 19:13

João Félix paralajmëron rikthimin në Evropë

João Félix po mendon për një rikthim në futbollin evropian, pavarësisht se aktualisht është shumë i kënaqur te Al Nassr.

Në një intervistë për Diario AS, sulmuesi portugez ka bërë të ditur se dëshiron të rikthehet në Evropë dhe të luajë sërish në Champions League.

“Jam shumë i lumtur te Al Nassr. Ky do të jetë viti im i dytë. Në fund të sezonit do të jem 27 vjeç. E kam në mendje të rikthehem në Evropë, edhe pse ndoshta jo menjëherë”, u shpreh Félix.

“Dua të rikthehem në Evropë, të luaj sërish në Champions League dhe të garoj atje. Të luash në Evropë, në Champions League dhe ndaj skuadrave më të mira në botë të jep një motivim shtesë. Këtë e kam në mendje”, shtoi ai.

Félix nuk ka përcaktuar një afat konkret, duke lënë të hapur mundësinë që rikthimi të ndodhë në fund të këtij sezoni, sezonin e ardhshëm apo edhe më vonë.

Flaka

260

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Shtator, 2026 19:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut