63 minatorët e Trepçës dalin nga nëntoka, përfundon operacioni i evakuimit

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Tetor, 2026 09:42

63 minatorët e Trepçës dalin nga nëntoka, përfundon operacioni i evakuimit

Të 63 minatorët që mbetën të bllokuar në nëntokën e minierës së Trepçës në Stantërg janë nxjerrë të sigurt në sipërfaqe. Minatorët ndodheshin në horizontin e 11-të të minierës, pas një defekti që shkaktoi zjarr në transformatorin kryesor dhe ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike.

Për disa orë, ekipet përgjegjëse punuan për evakuimin e tyre, ndërsa dalja nga nëntoka u realizua përmes rrugëve të përcaktuara dhe shkallëve emergjente.

Përfundimin e operacionit e konfirmoi drejtori i Trepçës, Shyqyri Sadiku, i cili deklaroi se të gjithë minatorët kanë dalë nga miniera dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Incidenti shkaktoi shqetësim të madh, ndërsa prioriteti i ekipeve në terren ishte nxjerrja e sigurt e punëtorëve nga nëntoka.

Me daljen e të gjithë 63 minatorëve në sipërfaqe, operacioni i evakuimit është përmbyllur pa raportime për pasoja në shëndetin e tyre. Gazeta Flaka

7

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Tetor, 2026 09:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
7

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut