Fjalët e Sir Alex Fergusonit prekin tifozët e Unitedit: “Shpresoj të jem aty”
Legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka përcjellë një mesazh emocionues për klubin që e bëri një nga emrat më të mëdhenj në historinë e futbollit, duke folur për planet për ndërtimin e stadiumit të ri.
I pyetur për stadiumin e ardhshëm të “Djajve të Kuq”, ish-trajneri skocez u shpreh se dëshiron të jetë i pranishëm në ceremoninë e hapjes, pavarësisht se çfarë mund t’i rezervojë e ardhmja.
“E di se do të jem në ceremoni në një mënyrë ose në një tjetër… personalisht ose në shpirt”, është shprehur Ferguson.
Ai pranoi se herë pas here mendon për kalueshmërinë e jetës, por theksoi se dëshiron ta shfrytëzojë sa më shumë kohën që ka dhe ta kalojë me njerëzit e rëndësishëm për të.
Kur Manchester Unitedi njoftoi planet për ndërtimin e një stadiumi të ri që do të zëvendësonte Old Traffordin, Ferguson tregoi se kishte menduar nëse do të ishte ende gjallë për ta përjetuar hapjen e tij.
“Shpresoj që punimet të fillojnë sa më shpejt, sepse nëse ndërtimi zgjat pesë vjet, atëherë do të jem duke iu afruar moshës 90-vjeçare”, deklaroi ai.
Fjalët e Fergusonit pasqyrojnë lidhjen e veçantë me Manchester Unitedin, klubin me të cilin fitoi 13 tituj të Premier League dhe dy trofe të Champions League si trajner.
Flaka












