Steven Gerrard ka komentuar situatën e Florian Wirtz te Liverpooli, duke theksuar se mesfushori gjerman ka talent të madh, por duhet të tregojë më shumë në fushë.
Sipas legjendës së Liverpoolit, pozicioni më i përshtatshëm për Wirtz është ai i numrit 10, ku shkëlqente edhe gjatë kohës te Bayer Leverkuseni. Gerrard mendon se lojtari nuk ka shpejtësinë e duhur për të luajtur në krahë dhe se skuadra duhet të ndërtohet në mënyrë që të shfrytëzojë cilësitë e tij.
Ai sugjeroi gjithashtu se një periudhë në stol mund ta ndihmojë gjermanin të reagojë dhe të rikthehet më i fortë.
“Duhet të bëjë më shumë, por unë shoh një lojtar me cilësi. Duhet ta kuptojë situatën ku ndodhet, por nuk do të dorëzohesha ende, sepse është shumë herët”, u shpreh Gerrard.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Tetor, 2026 09:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.