Pacientët me kancer gjiri mbetën pa terapi

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Tetor, 2026 18:55

Pacientët me kancer gjiri mbetën pa terapi

Pacientet me kancer gjiri, të cilat kishin të planifikuar terapinë „Phesgo” në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, kanë mbetur pa ilaçin për shkak të problemeve me furnizimin. Ende nuk dihet se kur do të sigurohet terapia dhe kur do të rifillojnë trajtimet. Klinika u kërkoi falje pacienteve të prekura dhe kërkoi mirëkuptim e durim, duke pranuar se vonesa ka shkaktuar shqetësim. Megjithatë, nuk dha një datë konkrete për sigurimin e ilaçit. Sipas tyre, problemi lidhet me shpërndarjen dhe dorëzimin e medikamentit, procese që, siç thonë nga Klinika, janë jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të saj.

Më 8 tetor, drejtori i Klinikës, kishte paralajmëruar se mund të ketë vonesa të vogla për shkak të problemeve në shpërndarjen e terapive. Ai kishte bërë të ditur se po shqyrtohet edhe mundësia e prokurimit të disa terapive për një periudhë trevjeçare, me gjasë përmes tenderit publik të vitit 2027.

„Phesgo” përdoret për trajtimin e disa formave të kancerit të gjirit HER2-pozitiv dhe përmban substancat aktive pertuzumab dhe trastuzumab. Ilaçi jepet me injeksion nën lëkurë, si pjesë e trajtimit onkologjik të përcaktuar nga mjeku.

41

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Tetor, 2026 18:55
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
41

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut