Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shprehur shqetësim për dëmtimin e Bukayo Sakës, i cili u detyrua të largohej nga fusha që në minutën e 10-të të ndeshjes ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi anglez pësoi një dëmtim në muskulin e përparmë të kofshës dhe u zëvendësua nga Eberechi Eze. Pas ndeshjes, Arteta pranoi se situata nuk duket aspak e mirë, por theksoi se duhet të priten rezultatet e ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
“Është një dëmtim në kofshë dhe nuk duket aspak mirë”, u shpreh trajneri spanjoll, duke shtuar se stafi mjekësor është i shqetësuar për gjendjen e lojtarit.
Arsenali tashmë pret rezultatet e kontrolleve mjekësore, të cilat do të përcaktojnë kohëzgjatjen e mungesës së Sakës. Për momentin, nuk ka një afat të konfirmuar për rikthimin e tij në fushë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Tetor, 2026 09:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.