13 persona të plagosur nga protesta, protestuesi i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën, mes tyre edhe efektivë policie

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Tetor, 2026 22:00

13 persona të plagosur nga protesta, protestuesi i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën, mes tyre edhe efektivë policie

13 persona janë paraqitur për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë. Mes tyre janë protestues, efektivë policie dhe përfaqësues të medias, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin në Spitalin Universitar të Traumës.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 9 të lënduar, mes tyre 7 protestues dhe 2 përfaqësues të medias. Pesë prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa 4 protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor.

Njëri prej protestuesve është i lënduar në sy dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur një protestues dhe një efektiv policie. Të dy kanë lënë spitalin pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm.

Gjithashtu, në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 2 në Tiranë kanë marrë trajtim mjekësor dy efektivë policie, të lënduar në sy. Edhe ata janë larguar nga ambientet e poliklinikës pas marrjes së ndihmës mjekësore.

60

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Tetor, 2026 22:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
60

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut