“Jam shumë optimist se Kane do të rinovojë”, Bayern pranë marrëveshjes së re

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Tetor, 2026 15:04

“Jam shumë optimist se Kane do të rinovojë”, Bayern pranë marrëveshjes së re

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Jan-Christian Dreesen, është optimist se Harry Kane do të vazhdojë qëndrimin te gjiganti gjerman, pasi palët kanë zhvilluar bisedime pozitive për rinovimin e kontratës.

“Jam shumë optimist. Kemi zhvilluar bisedime të mira dhe aktualisht po shqyrtojmë detajet”, deklaroi Dreesen.

Ai vlerësoi gjithashtu evolucionin e sulmuesit anglez, duke theksuar se Kane nuk është më vetëm një sulmues që qëndron në zonë, por një lojtar që organizon lojën dhe ndikon në ndërtimin e aksioneve.

“Për ne, ai ia ka vlejtur çdo euro e shpenzuar për të”, shtoi drejtuesi i Bayernit.

Kontrata aktuale e Kane me klubin bavarez skadon në fund të sezonit, ndërsa synimi është zgjatja e saj deri në vitin 2029. Megjithatë, marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar.

Flaka

67

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Tetor, 2026 15:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
67

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut