Instagram teston video horizontale deri në 90 minuta, synon të konkurrojë me YouTube
Instagram ka nisur testimin e një formati të ri të quajtur “Features”, i cili u mundëson krijuesve të publikojnë video horizontale me kohëzgjatje deri në 90 minuta.
Veçoria synon kryesisht moderatorët e podkasteve, humoristët dhe krijuesit e përmbajtjeve të gjata, duke u dhënë mundësinë të publikojnë intervista, podkaste dhe materiale të plota drejtpërdrejt në platformë.
Një nga risitë kryesore është lidhja e videove të shkurtra Reels me materialin e plotë. Kështu, përdoruesit mund të kalojnë nga një fragment që u tërheq vëmendjen te videoja e plotë, pa dalë nga Instagrami. Përmbajtjet do të shfaqen edhe te rubrika “Explore” dhe në pjesë të tjera të platformës.
Testimi ka nisur me disa krijues në Brazil dhe po zgjerohet te një grup i përzgjedhur krijuesish në SHBA. Instagram synon ta zgjerojë më tej këtë veçori gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa po shqyrton edhe mundësinë e shikimit të videove të gjata në televizor.
Ky hap shihet si pjesë e përpjekjeve të Instagramit për të konkurruar më drejtpërdrejt me YouTube dhe për të tërhequr më shumë kohë shikimi, në një treg ku po rritet interesi për podkastet dhe videot e gjata.
Flaka













