Mickoski nga Brukseli: Anëtarësimi në BE mbetet përcaktim i qartë i Maqedonisë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar sot në Bruksel një takim me Gert Jan Kopmanin, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore në Komisionin Evropian.
Sipas njoftimit të Mickoskit, në fokus të bisedimeve kanë qenë perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, përparimi në proceset reformuese dhe hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kryeministri ka përsëritur se anëtarësimi në BE mbetet përcaktim i qartë i vendit, duke theksuar se procesi duhet të bazohet në marrëdhënie parimore, respektim dhe mbrojtje të interesave kombëtare, si dhe zbatim të vazhdueshëm të reformave.
„Përcaktimi ynë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është i qartë dhe i padiskutueshëm. Maqedonia meriton një të ardhme evropiane, të bazuar në marrëdhënie parimore, respektim dhe mbrojtje të interesave kombëtare, si dhe zbatim konsekuent të reformave në interes të qytetarëve“, ka deklaruar Mickoski.
Ai ka shtuar se Qeveria do të vazhdojë punën për realizimin e agjendës reformuese dhe ndjekjen e një politike të përgjegjshme, me synim krijimin e një Maqedonie evropiane, stabile dhe prosperuese. Flaka














