Në një ceremoni të organizuar sot në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë ndarë certifikatat për përfundimin e trajnimit gjashtëmujor për 81 policë pyjorë dhe një zëvendëskomandant.
Ministri Borçe Serafimovski theksoi se përforcimi i Policisë Pyjore me kuadro të reja vjen në fillim të sezonit të ngrohjes, periudhë kur pritet të rritet presioni mbi pasuritë pyjore.
Sipas tij, angazhimi i policëve të rinj do të mundësojë realizimin e më shumë kontrolleve me qëllim parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, si dhe zbulimin e rasteve të transportit dhe shitjes së druve me origjinë të paligjshme.
“Ligji duhet të vlejë njësoj për të gjithë, pavarësisht emrit apo funksionit. Përmbajuni fakteve dhe veproni brenda autorizimeve tuaja ligjore. E keni mbështetjen time të plotë në luftën kundër kriminalitetit që dëmton pasurinë tonë pyjore”, u tha ministri Serafimovski pjesëtarëve të rinj të Policisë Pyjore.
Përforcimi i këtij shërbimi synon rritjen e kontrolleve në terren dhe mbrojtjen e pyjeve nga prerjet dhe tregtia e paligjshme e drurit.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
16 Nëntor, 2026 17:31
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.